Flash News

KRYESORE

Gazetari: U kapën 613 kg? Janë trafikuar të paktën 6130 kg kokainë

Gazetari: U kapën 613 kg? Janë trafikuar të paktën 6130 kg

Gazetari Leonard Bakillari ka komentuar aksionin e policisë ku u sekuestruan 613 kilogram kokainë në portin e Durrësit. Bakillari citon statistikat kur thotë se përgjithësisht policia kap 1/10 e drogës që trafikohet dhe nisur nga ky rezulton, aksioni i sotëm në Durrës tregon se janë trafikuar të paktën 6130 kilogram kokainë. Ai shprehet se shërbimi informativ, policia dhe prokuroria e kanë informacionin se kush qëndron pas këtij trafiku.

“Statistikat tregojnë se përgjithësisht policia kap 1/10 e drogës që trafikohet (ajo shqiptare kap 1/100). Nisur nga këto statistika dhe pas operacionit në Durrës ku u kapën 613 kg kokainë (sasi rekord kjo), llogjikshëm del se janë trafikuar të paktën 6130 kg kokainë. Se kush e ka bërë trafikun, them se shërbimet por edhe policia e prokuroria besoj se e kanë një indo”, shkruan gazetari.

Kokaina në port, çfarë deklaroi në Tiranë dy ditë më parë kreu i Antimafies italiane

Të fundit