Flash News

KRYESORE

Gazetari Vezaj kundër strukturës së re: Politikanët pengojnë policinë. Rasti i Dakos me Avdylajn

Gazetari Vezaj kundër strukturës së re: Politikanët

Gazetari Flamur Vezaj, i cili prej pak viteësh është zhvendosur në SHBA, shprehet se  se në Shqipëri nuk ka nevojë për struktura të reja policore, por për t’i lënë këto forca ekzistuese që të bëjnë punën e tyre.

Si një njohës i mirë i terrenit, Vezaj shkruan në një postim në Facebook se asnjë efektiv policie nuk ka refuzuar që të arrestoje gangster apo të fotë, por ka qenë politika e përfshirë me ta që nuk ka lejuar që të lëshohen urdhër arrested he në këtë mënyrë është penguar puna e policisë.

Vezaj sesi Avdylajt kanë telefonuar ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjus Dakon pas kontrollit nga FNSH-ja dhe se Mark Froku ka fshheur në makinën e tij të kërkuarin për trafik droge.

“Jemi deshmitar te shume historive kur politikane e zyrtare te larte (kriminel) marrin policet ne telefon duke kerkuar te lirojne apo te largohen nga vend kontrollet (Avdulajt telefonate Dakos per FNSH-n, M.Frroku ne makine te kerkuarin etj) deri edhe me banalet duke telefonuar policet rrugore per ndonje shkelje ne komunikacion! Nuk ka ndodh ndonjehere qe RENEA apo FNSH-ja te mos zbatoj nje urdher arresti apo vendim gjykate ndaj ketyre te forteve!”, shkruan ai.

Statusi i plotë:

Policia duhet mbeshtetur e jo te sajosh njesi te reja!

RENEA, FNSH-ja, Delta, Shqiponja, Njesia e Operacionaleve dhe vezhgimit etj etj! Te gjitha keta e te tjera jane struktura te ngritura ne Policine e Shtetit dhe te investuara prej vitesh ne trajnime! Te gjithe keto jane trajnuar per te parandaluar ngjarje dhe per te bere arrestime te fortesh e gangster por edhe vrases! E kjo tregon se nuk mungojne trupat dhe efektivet per te luftuar te fortet sic u kujtua Rilindja pas gati 6 vitesh ne pushtet te “luftoje” te fortet!! Jam dakord qe disa drejtues policie e efektive jane te inkriminuar e duhet larguar por pjesa me e madhe e tyre dhe sidomos njesit si RENEA e FNSH-ja jane te stervitur per arrestime e operacione te veshtira!

E deri tani nuk kam degjuar ndonjen operacion te ketyre edektiveve te deshtuar qe te ngrihesh e te krijosh apo dublosh njesi te reja ne polici, se i bie qe i gjithe mundi e investimi per keto trupa ka shkuar dem! Mendoj se nuk eshte problemi i strukturave te policise se ata jane, por eshte problemi i politikes se keta jane te lidhur me te fortet dhe gangsteret duke mos lejuar policine te bej detyren!

Jemi deshmitar te shume historive kur politikane e zyrtare te larte (kriminel) marrin policet ne telefon duke kerkuar te lirojne apo te largohen nga vend kontrollet (Avdulajt telefonate Dakos per FNSH-n, M.Frroku ne makine te kerkuarin etj) deri edhe me banalet duke telefonuar policet rrugore per ndonje shkelje ne komunikacion! Nuk ka ndodh ndonjehere qe RENEA apo FNSH-ja te mos zbatoj nje urdher arresti apo vendim gjykate ndaj ketyre te forteve!

Por kane munguar urdherat e arrestit ndaj ketyre ganstereve te ngjizur me politikane te pushtetshem qe kane bere qe edhe policet e ndershem rrogtare te ulin koken dhe te bejne sikur nuk po shohin e degjojne ate cfare ndodh kur perballem me te fortet! Mendoj se nuk ka nevoje per sajime te reja ne polici, por e thjesht fare, mos politizim i policise, mos ngjizja e politikaneve me kriminele, ti ofrohet siguri ne pune e trajtim njerezor te gjithe atyre punonjesve te ndershem te policise e te lihen te lire te bejne detyren e jo te priten ne bese sic ka ndodh shpesh keto vite!

#boll_me_propagande#

Të fundit