Flash News

KRYESORE

Gazetari vizitë në burg Ismail Morinës: Është tjetër person, ka frikë për jetën

Gazetari vizitë në burg Ismail Morinës: Është

Gazetari James Montague, i cili ka publikuar më parë një artikull të gjatë në ‘New York Times’ për çështjen e dronit në ndeshjen Serbi-Shqipëri, ka vizituar së fundmi Ismail Morinën, që ndodhet në një prej burgjeve të Kroacisë.

Montague ka deklaruar se Morina është tjetër njeri nga ai që ka takuar dy vite më parë, si dhe frikësohet për jetën e tij nëse ekstradohet në Serbi.

“Kur e pashë, ai ishte shumë i frikësuar, ishte një person tjetër nga ai që takova dy vjet më parë kur e intervistoja. I kishte prerë flokët, kishte hequr mjekrën, ishte i frikësuar për të ardhmen e tij, veçanërisht nëse ai do të ekstradohej dhe kishte frikë më shumë se çdo gjë, sepse ai besonte se jeta e tij në Serbi do të rrezikohej”, ka deklaruar gazetari.

Më datë 11 gusht, Gjykata kroate do të vendos nëse Ismail (Ballist) Morina do të ekstradohet apo jo në Serbi, ndërsa çështja mund të kalojë edhe në Ministrinë e Drejtësisë së Kroacisë.

Të fundit