Flash News

KRYESORE

Gazetarja Anila Hoxha: Dajti tentativa për t'u arratisur; asnjë institucion nuk mund të hetojë gjyqtarët

Gazetarja Anila Hoxha: Dajti tentativa për t'u arratisur; asnjë

Gazetara e Top Channel, Anila Hoxha e ka cilësuar të rrezikshëm vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që pranoi gjykim të shkurtuar për Dajtin. Në emisionin ‘Open’ në Top Channel, Hoxha zbuloi se ai ka tentuar edhe të arratiset nga burgu ndërsa shtoi se është vënë re se njihjte mjaft mirë procedurat ligjore

“Ai madje ka tentuar edhe arratisjen nga burgu, sepse si çdo i dënuar edhe ai pati strategjinë e vet për të frikësuar drejtësinë, duke iu thënë gjyqtarëve: ju bëni detyrën tuaj, llogarisni dënimet e mia të përjetshme, ndërsa unë do të bëj llogaritë e mia sesi të arratisem!”, deklaroi Hoxha.

Sa i përket reagimeve politike, nga ministrja e Drejtësisë apo ministri i Brendshëm, të cilët kërkojnë hetimin dhe dënimin ndaj gjyqtarëve që dhanë këtë vendim, gazetarja Anila Hoxha u shpreh se këto janë thjesht deklarata politike dhe sot për sot nuk ekziston asnjë organ që të hetojë ata gjyqtarë.

“Sot mungon institucioni Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, i cili duhet të hetojë dhe të gjejë shkeljet e këtyre gjyqtarëve, e më pas t’ia referojë Këshillit të Lartë të Gjyqësorit për të marrë vendim ndaj tyre. Por politika ende nuk e ka ngritur ILD-në dhe KLGJ-ja në këtë rast nuk ka çfarë të bëjë”, tha Hoxha.

Dritan Dajti akuzohet se vrau katër oficer policie në Durrës në Gusht të vitit 2009, që po tentonin ta arrestonin. Gjykimi i shkurtuar nënkupton se ai mund të dënohet në total 25 vite burg, 10 nga të cilët i ka bërë deri tani.

Të fundit