Flash News

KRYESORE

Gazetarja debaton me ministrin Lleshaj për anti-KÇK-në: Merr kompetenca të mëdha, shkel të drejtat

Gazetarja debaton me ministrin Lleshaj për anti-KÇK-në: Merr

Gazetarja Klodiana Lala i tha kryeministrit Sandër Lleshaj se paketa anti-KÇK e prezantuar nga kryeministri Edi Rama është antikushtetuese dhe abuzive. Shqetësimi i saj është se shkelen të drejtat e njeriut dhe se policia merr kompetenca që nuk i takojnë.

Ministri iu përgjigj gazetares se nuk ka kapacitetin për t’u marrë me projekt-ligjin.

“Klodiana Lala: Unë kam ardhur të diskutoj për këtë projekt-ligj. Nëse qëndron ky projekt-ligj, ka probleme shumë të theksuara që kanë të bëjnë me liritë e individit. Policia merr tagër përtej gjykatës e prokurorisë.”, tha Lala në “Real Story” në News 24.

Kurse Lleshaj deklaroi se nuk ka ardhur për të tilla deklarata. “Këtë diskutim me mua nuk mund ta bësh me mua. Nuk mund ta bësh me mua këtë debat. Ai dokument për mua nuk ekziston. Unë diskutoj ato që janë bërë publike nga qeveria.”

Të fundit