Flash News

KRYESORE

Gazetarja dedikim për Gjergj Xhuvanin: Sot nuk do jesh babai i Kostandinit, as burri i ish-deputetes

Gazetarja Kozeta Kurti i ka dedikuar një status prekës regjisorit të ndjerë, Gjergj Xhuvani, i cili dje u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, prej një sëmundje të rëndë.

Në rrjetet sociale, Kurti shkruan: Sot, me ne fund je i qete!

Sot, ne gjumin e pergjithmonshem te tokes, askush s’ka per te thene as edhe nje fjale te keqe per ty; sot, nuk do jesh babai i Kostandinit (nga trendafili del gjemb, nga gjembi del trendafil e me the te thashe), nuk do jesh burri i ish deputetes… as burri i aktores, as pedagogu qe studenteve u shkonte shtat’ e as e conin ndermend tangerllikun e fodullekun qe i karakterizon shpesh here; do jesh regjisori Gjergj Xhuvani me shume se ndoshta pas cdo “çaku” a premiere filmi… se ne keshtu jemi, te shkarravisim perdhè per cdo gabim, faj, krim te vajzes, djalit, nenes, babait, halles, dajes, fares, fisit dhe pastaj… perulemi me respekt perballe cdo njoftimi per mort ne mure e hyrje pallatesh….

Gjetsh po aq paqe, sa dhunë le…”.

Të fundit