Flash News

KRYESORE

Gazetarja e ndjerë Adelajda Xhamani nderohet me çmimin “Mirënjohja e qytetit të Tiranës”

Gazetarja e ndjerë Adelajda Xhamani nderohet me çmimin

Gazetarja e ndjerë Adelajda Xhamani është nderuar me çmimin “Mirënjohja e qytetit të Tiranës”.

Çmimi i është dhënë gazetares mbrëmjen e djeshme  në koncertin humanitar që u mbajt në nder të saj në “Art Turbina”. Sipas të pranishmëve, Institucioni i Bashkisë i ka akorduar titullin  “Mirënjohja e qytetit të Tiranës” gazetares e cila u nda nga jeta një vit më parë si pasojë e një ataku kardiak, shkruan Bliz.al.

“Sot jam  shumë i nderuar që në emër të Bashkisë së Tiranës t’i  akordojmë  një titull shumë të nderuar, titullin e “Mirënjohjes së qytetit të Tiranës”-është shprehur përfaqësuesi i Bashkisë së Tiranës.

Titullin e ka tërhequr tezja e Adelajdës. Ishte Arbana Osmani moderatorja e mbrëmjes. Në skenë u ngjitën dhe performuan 19 këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare.

Projekti humanitar kishte si qëllim që përveç të këndoheshin këngët aq shumë pëlqyera nga Adela, por gjithashtu që me të ardhurat e siguruara nga shitja e biletave të sigurohej një bursë studimi për një vajzë që dëshiron të shkollohet edhe të jetojë në Tiranë.

Të fundit