Flash News

KRYESORE

Gazetarja e njohur flet për marrëdhëniet me kunatën: Fatmirësisht jeton larg, më sheh si rrezik

Gazetarja e njohur flet për marrëdhëniet me kunatën:

Gazetarja e njohur Fjodora Fjora ka rrëfyer më shumë mbi jetën e saj private. E ftuar në ‘Thumb’, Fjodora tregoi më shumë për raportet mes saj dhe gruas së vëllait, për të cilën tha se nuk i përkasin atij lloj formati kunatash që duhen.

“Im vëlla tani i thotë të gjithëve, domethënë i thotë gruas përgjithësisht: ‘Vjen motra ime, vjen mami me babin, vjen Bela (për qenin), vijnë ca vende bosh, pastaj vjen ti”, tha Fjora, e cila shtoi se edhe komunikimi me të nuk është i afërt.

“Herë pas here jo. Ajo nuk është as shqiptare, nuk e kupton fare këtë. Por unë e ndiej shumë që ajo nëse ka një person problem në jetën e vet, kjo jam unë. Por e ndiej që ajo këtë gjënë këtu e ka parë gjithmonë pak si rrezik. Ne nuk jemi ai format kunatash që dashurohemi, jemi ato kunata që respektojnë njëra-tjetrën. Fatmirësisht, jetojmë larg. Unë them për sa kohë të kem vëllanë mirë…”, ka përfunduar Fjodora.

Të fundit