Flash News

KRYESORE

Gazetarja e njohur fton katër deputete të bëhen pjesë e kauzës më të re: Përmes syve tanë, ata mund të shohin gjithë botën

Gazetarja e njohur, Mirela Milori ka ftuar dy deputetet e Kuvendit, Vasilika Hysi dhe Elisa Spiropali, dhe dy ish deputetet e PD, Grida Duma dhe Jorida Tabakun, që të bëhen pjesë e kauzës më të re për njerëzit që kanë kufizim shikimi.

Me sytë e lidhura në studion e lajmeve, Milori ftoi zyrtaret e PS dhe PD ‘kontribuo edhe ti në krijimin e një biblioteke audio për njerëzit që nuk shikojnë.

“Sytë e mi janë sytë e tu. Përmes syve tanë, ata mund të shohin gjithë botën.

Ftoj të bëhen pjesë e kësaj kauze më të re deputetet e kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, Elisa Spiropali, Grida Duma dhe Jorida Tabaku”, thotë gazetarja në video-mesazhin e saj.

E para që i është përgjigjur është deputetja Vasilika Hysi.

Të fundit