Flash News

KRYESORE

Gazetarja e ‘Ora News’ përballet me arrogancën e ministres Balluku dhe dhunën e truprojes së saj

Gazetarja e ‘Ora News’ përballet me arrogancën e ministres

Gazetarja e emisionit ‘Boom’ në Ora News, Arjana Loçe është  përballur sot me arrogancën dhe dhunën e trup-rojeve të ministrës së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Pasi ka kërkuar një sqarim në lidhje me bazën ligjore mbi të cilën ministrja Balluku ka nxjerrë urdhrin numër 47 të datës 30.01.2019 mbi pezullimin e procedurave koncesionare për ndërtimin e HECE-ve, ministrja ka mbyllur me forcë derën e makinës duke ja përplasur në krah gazetares.

Ministrja Balluku nuk i është përgjigjur pyetjes se mbi çfarë baze ligjore ka marrë urdhrin numër 47 të datës 30.01.2019. Si të mos mjaftonte kjo, shembullin e ministres e ka ndjekur edhe roja i institucionit, i cili përmes pamjeve shihet në çdo moment teksa përpiqet të pengoj me duar gazetaren të bëj detyrën.

Pas këtij momenti gazetarja i thotë se veprimet që kreu ishin të paligjshme , por roja i përplas derën e ministrisë , duke i zënë dhe njërin nga gishtat. Ngjarje të tilla tregojnë se liria e medias në Shqipëri po vihet çdo ditë e më shumë nën kërcënimin e arrogancës së pushtetit.

Të fundit