Flash News

KRYESORE

Gazetarja e revoltuar: Si na la jashtë emisionit Eni Vasili dhe i dha Ramës kohën tonë

Gazetarja Fatjona Mejdini ka shfaqur revoltën e saj ndaj emisionit Open në Top Channel dhe moderatores Eni Vasili.

Në një  shënim në Facebook, Mejdini shkruan se edhe pse ishte parashikuar të merrte pjesë dje në mbrëmje në emision, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Sipas saj kjo ka ndodhur  pasi kryeministri Edi Rama, i cili ishte ftuar të fliste në pjesën e parë, kërkoi më shumë kohë për të folur, duke i marrë kohën Mejdinit dhe kolegëve të saj.

Me ironi gazetarja shkruan: “Dhe sigurisht një Tv duhet t’ja plotësoj dëshirat kryeministrit”.

Ndërsa për temën që do të flisnin në emision, Mejdini njofton se ishte për krimin e organizuar në Shqipëri.

Reagimi

“Emisioni Open ne Top Channel e anulloi pjesen e dyte ku une me koleg ishim te ftuar per te folur per krimin e organizuar, per shkak se Kryeministri Rama kishte kerkuar zgjatje te pjeses se tij. Dhe sigurisht nje Tv duhet tja plotesoj deshirat Kryeministrit!”

Të fundit