Flash News

KRYESORE

Gazetarja e zë ngushtë për gardistin e 21 janarit, kandidat i PS në Mat/ Rama: nuk është vrasës, por spiun

Gazetarja e zë ngushtë për gardistin e 21 janarit, kandidat i PS

Kryeministri është pyetur në konferencën për shtyp për kandidatin e PS në Mat, Agron Malaj, i cili më 21 janar ishte pjesë e "grupit të zjarrit" të Gardës që shtiu mbi protestuesit duke vrarë katër vetë.

"Agron Malaj ka qenë pjesë e Gardës së Republikës dhe e atij grupi, por është e provuar katërcipërisht se nuk ka marrë pjesë në asnjë moment, në asnjë shkelje të ligjit. Ju që merreni me informacionin keni të gjithë të drejtën, por edhe detyrën, që përpara se t’i vendosni njerëzit në një kornizë shabllone, të investigoni", tha Rama.

Ai ngulmoi se PS e ka bërë ekspertizën dhe rezulton se "ai nuk ka qëlluar". Kryeministri nuk ka ngurruar ta quajë 'spiun' kandidatin e tij për kryebashkiak, duke shtuar para gazetarëve "madje ai na ka informuar me imtësi për atë që ka ndodhur".

Të fundit