Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gazetarja Edlira Gjoni flet pë njohjen me John McCain: Telefonata e korrikut hapi një kapitull të ri në jetën time!
Edlira Gjoni, gazetare dhe pjesë e McCain Institute, pas ndarjes nga jeta të senatorit republikan, John McCain ka folur për telefonatën që i hapi një kapitull të ri në jetë.
Në një shkrim të gjatë në Facebook Edlira Gjoni tregon se si u njoh me John McCain dhe sëmundjen e tij të rëndë, njeriun që siç shprehet ajo, e frymëzoi për të aplikuar dhe vijuar në politikë mbi parimet e karakterit.
Rrëfimi i Edlira Gjonit:
Lideri ndikues e pa kompromis, deshi vendin më shumë se veten. Faleminderit senatori John McCain!
Korrikun e vitit të kaluar mora një telefonatë që hapi një kapitull të ri në jetën time: U pranova në prestigjiozin McCain Institute, pjesë e Arizona State University. Isha kualifikuar për t’iu bashkuar programit për Liderët e Brezit të Ri, në Uashington DC. Një mundësi që të ndryshon jetën!
U trondita kur po vjet në Korrik mësova se njeriu që më frymëzoi për të aplikuar dhe për të vijuar në politikë mbi parimet e karakterit, senatori John McCain, u diagnostikua me kancer në tru. E urrej kancerin! Atë në tru! Më ka marrë atë që më ka dhënë jetën, nënën time. Tani po merrte edhe njeriun me ndikim botëror, që për bekimin tim, po me hapte një dritare të pamenduar.
Trishtim dhe privilegj. Nuk e besoja thirrjen. Kurs i ri në timonin tim! U nisa për në Washington, për vitin e plotë akademik në Institutin që mban emrin e tij.
McCain i diagnostikuar me kancer! Ndërhyrjen e parë e kreu po atë verë. E prapë se prapë, kur e takuam në shtator, nuk kishim para syve një pacient me kancer në tru. Jo! Para nesh qëndronte aktiv, kryelartë dhe gjigand politikani më mbresëlënës dhe më me ndikim që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ishte atje, në zyrën e tij në Senat, i gjatë, i drejtë, në këmbë, aktiv dhe plotësisht në kontroll të takimit. Fliste me zërin e tij tipik, të butë, por bindës, me rrjedhshmërinë që nuk e kam ndeshur në politikanë të tjerë. Nuk i hidhte sytë tek shënimet e përgatitura, nuk vonohej në asnjërën nga deklaratat, nuk mendohej dy herë për ç’donte të thoshte, nuk kërkonte konfirmim. Fliste me lehtësinë më të madhe për çështjet më të komplikuara, vendet më të panjohura dhe problemet më të nxehta globale, duke përmendur detaje e analiza që të bëjnë të ndjehesh i vogël para tij.
Gjithë bota ndjehet e vogël para dijes, jetës, karakterit dhe trashëgimisë politike të John McCain.
Nuk do të kishte mënyrë më të mirë për të njohur jetën dhe trashëgiminë e Senatorit, sesa të isha pjesë e Institutit dhe Universitetit për të cilin luftoi gjithë jetën, duke lënë pas pikëpamjet dhe ndikimin e tij tek shumë njerëz. Fatmirësisht, edhe tek unë!
Gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që senatori luftonte një nga format më agresive të kancerit, pata privilegjin të njoh dhe përjetoj nga afër ndikimin e tij si politikani me mendjen më të pavarur në SHBA.
Që prej muajit Dhjetor, nuk udhëtonte dot më për në senat, por kjo nuk e pengoi të ishte edhe më aktiv dhe i drejtpërdrejtë se më parë. Deri në frymën e fundit, shkroi e kërkoi me ngulm mbrojtjen e parimeve për një rend më liberal demokratik, duke i shërbyer me besnikëri Shteteve të Bashkuara, siç bëri për 60 vite me radhë. Vuri vendin të parin, jo veten e tij!
Ishte lloji i politikanit që ëndërroj të ketë edhe Shqipëria! Ku t’i gjejmë këta vend-dashës vetëmohues, si senatori i mbajtur 5 vjet në burg në Vietnam?
Eksperienca si pilot i rrëzuar dhe i burgosur në Hanoi ka skalitur në mendjen e amerikanëve imazhin e McCain si hero lufte. Nuk pranoi të dilte nga burgu pa dalë më parë edhe i fundit ndër shokët e ekipit. Ky guxim i çartur e besnikëri ndaj të tjerëve, i dhanë McCainit reputacionin e njeriut që nuk e shet veten me asnjë çmim. Fitoi nderi dhe karakteri i tij, dhe këto cilësi, e shoqëruan në karrierën politike e në ndikimin që pati në brezat e rinj.
Me futjen në politikë në fillim të viteve ’80, McCain fitoi menjëherë reputacionin e të qenit njeri i mprehtë, i drejtpërdrejtë, sfidues, i pa-tërheqshëm për çështjet tek të cilat besonte fort. Pa iu dridhur qerpiku, luante rol vendimtar në shumë nisma në Senat apo edhe brenda partisë Republikane, pa pasur frikë të dalë kundër saj, nëse ndjente se cenoheshin interesat e vendit.
Gjatë qëndrimit në Institut dhe njohjes më nga afër të punës dhe ndikimit të Senatorit McCain, pashë qartë se si e kaluara e tij ushtarake dhe stili unik me mendimet e pavarura e të drejtpërdrejta, e bënë të fitojë mbështetje nga të dy kahet politike në Amerike e përtej.
Përqasja politike e McCain nuk ishte e zakonshme. Në mënyrë të përsëritur i jam rikthyer fjalimit të tij të përkryer ditën që uroi Obamën për fitoren në garën presidenciale. Nuk ka fjalim më frymëzues të bërë nga një humbës me dinjitet. Nuk i fitoi zgjedhjet presidenciale, por fitoi besimin dhe respektin e miliona amerikanëve me mënyrën si e mbrojti dhe si e lartësoi kundërshtarin Obama në publik.
Duhet ta verë në ballë çdo politikan shqiptar përqasjen e tij. Çdo humbës që nuk di as të pranojë rezultat, e as të zbresë nga kolltuku.
Ka shumë momente të pakrahasueshme në karrierën politike të Senatorit McCain që duhen lexuar nga çdokush që kërkon të jetë lider. P.sh. deklaratat e tij të shpeshta në senat duke mbrojtur reformën në shëndetësi (edhe pse jo nisme e partisë së tij), apo guximi për të folur hapur që në momentin që Trump u zgjodh si kandidati i republikanëve për president. Janë trashëgimi të pakrahasueshme politike!
Muajt e fundit, në vend që të tërhiqej prej sëmundjes, McCain u bë akoma më aktiv më qëndrimet e tij të ashpra, duke mbajtur në shina principet e djathta, rrugën e Partisë Republikane dhe parimet që duhet të ndjekë ajo.
McCain nuk ishte ushtar i askujt, përveçse i vendit të tij. I qëndroi besnik Amerikës, e jo partisë ku bënte pjesë e që përfaqësoi në senat për 30 vjet.
Një politikan i sprovuar, luftëtar i ashpër, njeri me integritet e dinjitet të pacenuar, që ofroi pa reshtur nxitjen e tij për një Amerikë aktive në politikën e jashtme, një Amerikë të angazhuar dukshëm në botë. Dhe bota ka kaq shumë nevojë për këtë përqasje aktive!
Në mënyrë të veçantë, ne shqiptarët kemi nevojë për pikëpamjen e John McCain dhe për rolin e Amerikës në botë!
Në vendin e tij, senatori McCain njihet dhe respektohet thellësisht si një hero lufte. Për mua, ai ishte një hero në mënyrën e udhëheqjes dhe në të bërit politikë. McCain nuk pajtohej lehtë me demokratët apo republikanët për shumë çështje, por mbetet i admiruar nga palët për vendosmërinë e tij. Ishte aq i pavarur, saqë dilte vullnetar të paguante çdo çmim politik, mjaft që Amerika të ishte e fituara e veprimeve e vendimeve të tij.
Kurrë nuk bëri pazar me integritetin. Në asnjë rast nuk e flijoi karakterin e tij apo interesat e vendit për përfitime personale apo politike. Luftoi ashpër kundër pandershmërive politike, me guximin e tij tipik për të vërtetën.
Ëndërroj që të lindin e të bëhen politikanë të tillë në botë edhe tani e më pas. Të ndjekin shembullin e liderit pa kompromise, John McCain.
Unë vetë dua të jem një politikane e tillë. Dua ta shoh llojin e shërbimit dhe përkushtimit të tij ndaj vendit edhe te politikanët dhe drejtuesit e vendit tim.
Në Shqipëri terma si “Atdheu” e “Nderi” apo “Detyrat” e “Përgjegjësitë”, kanë marrë konotacione negative e trajtohen në nivelin e patetizmit. Po ku ka detyrë më fisnike sesa t’i shërbesh vendit tënd? Pa dallime politike. Senatori McCain nuk rreshti së bëri thirrje për bashkëpunim politik. A ka veshë të dëgjojnë?
Humbja e tij nuk është e çfarëdoshme.
Ndjehem e privilegjuar që isha pjesë e Institutit me emrin e tij, që e njoha, që u frymëzova, që mësova nga madhështia e tij njerëzore dhe trashëgimia politike, përmes njerëzve dhe ndikimit që la pas, për të qenë shërbyes i vendit tënd ose me nder, ose hiç fare.
Amerika humbi një hero. Bota një model të guximit, integritetit dhe udhëheqjes së palëkundshme. Kurse unë humba njeriun frymëzues, jeta dhe fjalët e të cilit më bënë të besoj se bota mund të jetë vërtet një vend më i mirë, sikur në të, të ketë më shumë drejtues e politikanë me karakter si John McCain.
Sot, shumë njerëz shkruan për të. Mes tyre, rilexoj dedikimet e bëra nga ish-presidenti Obama, kundërshtari i tij politik në zgjedhjet e vitit 2008.
Kur doli lajmi i diagnostikimit, u shpreh: “Oh, nuk e di kanceri se me cilin ka hyrë në luftë”.
E çmonte mendjen dhe përqasjet e McCain!
Teksa sëmundja progresonte, senatori vijoi të vërtetonte se nuk është politikan si të tjerët. Një i djathtë i thekur, McCain ftoi të majtin Obama që të mbante fjalimin përcjellës në funeralin e tij.
Ashtu do të ndodhë! Përcjelljen e McCain, do ta bëjë jo presidenti i vendit, por kundërshtari i tij politik, Barak Obama. Mes tyre, u çmuan shumë.
Dhe menjëherë pas ndarjes nga jeta, Obama shkroi: "Pavarësisht nga dallimet, të dyve na bashkonte një qëllim më i lartë...për ta parë Amerikën vend ideal....Vetëm pak prej nesh kanë kaluar në provat e vështira të jetës si John McCain. Guximin dhe kurajën e tij nuk e gjen tek kushdo. Por, secili prej nesh duhet të bëjë maksimumin për interesa që e kapërcejnë nivelin personal. Të përpiqemi për të mirat e mëdha të vendit e të të gjithëve! John McCain na tregoi me shembullin personal se çdo të thotë ky zotim! Ta ndjekim!"
Kini guximin të veproni jashtë interesave personale e të bëni më të mirën për vendin!
Ne, të bëjmë Shqipërinë!
Faleminderit, senator McCain!
Nuk na ngelet veçse të veprojmë, të përpiqemi e të jetojmë sipas modelit që krijove ti!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38