Flash News

E-TJERA

Gazetarja Elsa Demo: Elvira Donesit nuk ia fal zhgënjimin për Edi Ramën

Gazetarja Elsa Demo: Elvira Donesit nuk ia fal zhgënjimin për Edi

Gazetarja Elsa Demo ka komentuar në emisionin ‘A’ në News 24, kritikat e shkrimtares Elvira Dones ndaj kryeministrit Edi Rama. Dones ka qenë mbështetëse e Ramës në vitin 2013-të dhe Demo e ndau mesazhin e saj në dy momente.

“Mesazhi i Elvirës kishte dy momente: I pari, Elvira e mat pulsin e Shqipërisë nëpërmjet pulsit të miqve të saj. Të them të drejtën kjo nuk më pëlqeu shumë. Referencën ndaj miqve e kam me shumë rezerva sepse nuk janë matësi i vërtetët i pulsit”, tha gazetarja.

Duke vijuar argumentin, Elsa Demo theksoi se Elvira Donesit nuk ia fal zhgënjimin ndaj Ramës sepse ajo i ka kapacitetet intelektuale që të kuptonte që në fillim se deri ku do të shkonte ky kryeministër.

“Momenti i dytë ishte ndjesia e zhgënjimit. Njerëzve si Elvira nuk do ia falja aq shumë zhgënjimin prej Edi Ramës sepse them që i kishin kapacitet për të parashikuar se deri ku mund të shkonin kauzat e tij. Nga ana tjetër është një zë që zë vend. Tatëpjetat e Rilindjes kanë së paku tre vite, përpara se të fillonte mandati i dytë i qeverisjes”, theksoi Demo.

Elsa Demo u shpreh se betejat e gazetarëve nuk mund të bëhen në ‘Facebook’, por në frontin e tyre.

Elvira Dones për Edi Ramën: Shqipëria po vdes. Ti je i mjerë dhe skile

Të fundit