Flash News

KRYESORE

Gazetarja Eni Vasili vë në siklet Nanon: Ti Muçi je një maskilist tipik dhe a e di përse?

Gazetarja Eni Vasili vë në siklet Nanon: Ti Muçi je një

Gazetarja Eni Vasili ishte e ftuar në emisionin “Provokacija” të analistit Mustafa Nano. Gjatë bisedës, Vasili foli rreth karrierës së saj, duke treguar se si është të intervistosh liderët e politikës shqiptare.

Në një moment, kur po diskutohej për vështirësitë me të cilat përballen gazetaret femra ne media, Nano e pyeti Vasilin: “Rudina Xhunga më ka pohuar se nëse je femrër duhet të lodhesh dy tre herë më shumë se një mashkull, për të arritur të njëjtat objektiva. Të rezulton edhe ty kështu?”.

Përgjigja e menjëhershme e Vasilit ishte: “Ti Muçi je një maskilist tipik dhe a e di përse? Kam qenë një herë e ftuar në emisionin tënd dhe sapo kisha botuar librin tim me parathënie të Ismail Kadaresë dhe po bisedonim në studio e ftuar prej teje. Ti nuk e mban mend këtë por unë e kam memorizuar. Dhe ti më the: ‘Si ka mundësi që ti ke marrë parathënien e Kadaresë. Ta ka dhënë ty si femër?' Shiko çfarë arrite të thuash ti! Mustafa Nano, një mendje e hapur dhe e lexuar, ja pra që maskilizmi yt nxorri kokë menjëherë”, u shpreh Vasili.

Nano u vu jo pak në siklet nga gazetarja, teksa sqaroi se nuk e kujtonte këtë episod.

Të fundit