Flash News

KRYESORE

Gazetarja Erjona Rusi lë studion e lajmeve, arsyeja: POLITIKA

Erjona Rusi, spikerja e lajmeve në A1 Report është laguar nga ky pozicion pa dhënë arsye.  Rusi njihet dhe për projektet e saj me tematikë sociale.

Po pse Erjona u lardua nga studio e lajmeve? Erjona ka treguar për “revistawho.com” se ka dy arsye të forta për këtë vendim:

Erjona disa ditë më parë ‘RevistaWho.Com’ botoi lajmin e largimit tënd nga studio e lajmeve… Pse ky vendim?

 Po në fakt, dhe Ëho nuk gënjen (buzëqesh). E kam “braktisur” për momentin studion e lajmeve. Arsyet në fakt janë të shumta, por nëse ka një “fajtor” të madh për këtë, ai e ka emrin POLITIKA, edhe pse mund t’ju tingëllojë e çuditshme. Politika në këtë vend ka faje të mëdha, por për t’i rënë shkurt, përveç se ka uzurpuar në mënyrë degraduese çdo qelizë të shoqërisë sonë, politika ka “degjeneruar” edhe gazetarinë në Shqipëri. Thuajse gjithçka njerëzit shohin në TV sot e mbase edhe lexojnë, është politikë, një politikë shterpë, e shndërruar në shoë që të lodh dhe mpak dalëngadalë si e pa e kuptuar. Dhe pikërisht kjo më ndodhi dhe mua: U lodha duke folur për ATA – politikanët tanë, që bëjnë gjithçka përveçse të gjejnë zgjidhje konkrete për njerëzit. Ndodhi që kuptova se ajo që po bëja nuk ishte gazetari, por isha shndërruar dashje pa dashje në një lloj zëdhënëse të politikës dhe ndjeva se kisha harruar NJERËZIT. Ja që politika ja doli të ndrydhë pasionin tim për të qënë LIVE (në transmetim). Mund t’ju tingëllojë absurde dhe nuk pres ta kuptojnë të gjithë. Por unë e pashë të arsyeshme të thoja STOP, të paktën për momentin dhe ndjeva nevojën e të ndaluarit dhe reflektuarit.

Veç arsyes profesionale, ka dhe një tjetër arsye krejt personale njësoj e rëndësishme. Kam patur një periudhë tmerrësisht të lodhshme dhe të ngarkuar, veçanërisht në 2-3 vitet e fundit, sa ndjeva se po humbisja shumë kohë nga rritja e vajzës time dhe kisha krijuar një hendek në marrëdhënien time me të. Vetëm pak ditë m’u deshën për ta konfirmuar këtë pasi ndryshoi tërësisht raporti ynë dhe po shijoj momente fantastike duke qëndruar me Nikol (vajza). Të kuptohemi, nuk është se po bëjmë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, por thjesht duke luajtur e duke kaluar shumë kohë me të më ka ridhënë atë dimensionin tjetër për jetën që e kisha harruar për pak kohë.

 

Të fundit