Flash News

KRYESORE

Gazetarja flet me siguri: Olsi Rama i përfshirë në dosjen ‘Xibraka’; ja çfarë i kërkoi Angela Merkel Edi Ramës në takim

Gazetarja flet me siguri: Olsi Rama i përfshirë në dosjen

Gazetarja Anduena Llabani ka folur me siguri të plotë për përfshirjen e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit, në dosjen ‘Xibraka’, ku policia shqiptare me informacion të autoriteteve gjermane shkatërroi një grup kriminal që përpunonte kokainën në një laborator të ngritur në fshatin pranë Tiranës.

Gjatë emisionit ‘360 gradë’, Llabani ka komentuar vizitën e ambasadores së Gjermanië në Prokurorinë e Përgjithshme, që sipas saj, në qendër të diskutimit me kryeprokuroren Arta Marku ka patur pikërisht hetimet për trafiqet e drogës. Gazetarja tha se emri i Olsi Ramës është përmendur konkretisht në këtë dosje të ardhur nga Gjermania.

“U dha mbështetje nga ambasadorja (gjermane) në lidhje me rolin që do të ketë Prokuroria në çështje hetimore të përbashkëta. Aty është folur për dosje konkrete të cilat janë në hetim dypalësh dhe mos harrojmë që Gjermania në këtë historinë tonë të kriminalitetit, kryesisht tek pjesët e trafikut ka një rol të rëndësishëm sa i përket çështjeve dhe dosjeve me emër konkret në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku dihet që është përmendur edhe emri i vëllait të kryeministrit, si i përfshirë në një nga dosjet që është hetuar nga federalët gjermanë, përmend këtu rastin ‘Xibraka’, çështja kokaina. Lidhjet me grupin, hetimet që janë bërë, ka qënë një dosjë që është kopsitur dhe informacionet nuk kanë qenë tonat, por të prokurorëve gjermanë dhe çdo gjë ka ardhur gati. Është folur me emra konkret aty”, u shpreh Llabani.

Anduena Llabani ka bërë publike edhe bisedat që zhvillohet në tavolinat e gazetarëve me zyrtarë të huaj, lidhur me një kërkesë të bërë nga Angela Merkel në drejtim të Edi Ramës. Sipas Llabanit, kancelarja gjermane i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë që vëllai i tij, Olsi, të qëndrojë larg skandaleve dhe të mos përmendet më në dosjet e trafikut.

“Në tavolinat tona thuhet se kur kryeministri ka patur një vizitë në Gjermani, nga kancelarja i është thënë se unë nuk dua të përmendet më emri i vëllait tënd. Na është thënë edhe ne medieve, por është një bisedë e thënë në tavolinë dhe unë nuk e di nëse bëj gabim që them, por sigurisht që janë gjëra që duhet të merren në konsideratë”, u shpreh Llabani.

Në fakt, nuk është hera e parë që emri i Olsi Ramës lidhet me dosjen ‘Xibraka’, pasi ka qenë më herët ish-kryeministri Sali Berisha që ka pretenduar nga Kuvendi për përfshirjen e vëllait të kryeministrit në këtë çështje. Madje, Berisha shprehet se është pikërisht kjo dosje që mban peng Ramën për të mos lëshuar Saimir Tahirin.

Të fundit