Flash News

KRYESORE

Gazetarja gjermane analizon vizitën e Ramës në Berlin: Vettingu nuk mjafton, Tahiri kusht për integrimin

Gazetarja gjermane analizon vizitën e Ramës në Berlin: Vettingu

Deutsche Welle ishte media që e ndoqi nga afër vizitën e kryeministrit Rama në Berlin dhe që raportoi edhe komentet dhe deklaratat e këtij takimi. Qëndrimi gjerman ndaj Shqipërisë është komentuar edhe nga mediat gjermane.

Adelheid Feilcke, drejtore për Departamentin e Europës në Deutsche Welle, themeluese e seksionit në gjuhën shqipe dhe një njohëse shumë e mirë e gjuhës shqipe në një lidhje direkt për Top Channel ka pohuar se nuk priste që Berlini zyrtarë të pozicionohej qartë në lidhje me vendimin e qershorit për negociatat, pasi po ndjekin zhvillimet hap pas hapi.

“Arsyeja është se Shqipëria në vitet e kaluara, jo gjithmonë ka ofruar rezultatet e premtuara për të cilat është rënë dakord, si përmirësimi i shtetit ligjoë dhe lufta kundër korrupsionit”, tha Feilcke duke shtuar:

“Vettingu është një hap i madh, por nuk mjafton pasi ka shumë për të bërë. Shumë vëzhgues që përcjellin zhvillimet në Shqipëri janë ende kritik. Ne kemi deklaratën e Ministrit të Shtetit për Evropën, Michael Roth, i cili thotë hapur se duhet të ketë përparime në çështjen e Tahirit".

Në fund, ajo tha se është e rëndësishëm që politikanët shqiptare të bëjnë lobing në parti të ndryshme evropiane.

Deputeti kritik i CDU: Lulzim Basha na kërkoi hapjen e negociatave për Shqipërinë

Të fundit