Flash News

KRYESORE

Gazetarja guxon dhe del ‘kundër rrymës’: Edi Rama ka punuar fort; media si kazan i ndryshkur

Gazetarja guxon dhe del ‘kundër rrymës’: Edi Rama ka

Gazetarja Edlira Gjoni ka vendosur të dalë kundër rrymës dhe të mbështesë kryeministrin Edi Rama. Gjoni shkruan se Rama mirë apo keq, punon fort, ndërsa medias i ka ngecur ora në vitin 1997. Gazetarja thekson se politika është sofistikuar gjatë viteve, por media ka mbetur si kazan i ndryshkur.

Reagimi i Edlira Gjonit:

Ja të dalim pak kundër rrymës: Rama, politika, veprimet e tij, janë tashmë larg retinës së medias. Ai ka bërë përpara. Gazetaria jo. Ndaj tallet. Dhe bën shumë mirë. Mirë apo keq, ai punon. Dhe punon fort. Medias i ka ngecur ora e punës në vitin 1997. Punon, mendon, sillet, sulmon me po të njëjtin diletantizëm si atëherë. Me axhendën e njohur e atë të fshehur që ka Rama, media bëhet vetëm qesharake kur mundohet ta ndjekë. Sulmon me gurë një top me gjyle. Për herë të parë, politika është përpara medias. Afërmendsh, se politika lëviz, kurse media rrotullohet në studiot e palëvizshme. Nuk mund të sulmohet më kryeministri me ironi e llafe kafenesh. Se nuk është terri i '97-ës. Në "tavën" e politikës së tij, nuk ka akses, as këllqe tentimi, asnjë gazetar. Atëherë, shërbimi më i mirë ndaj vetes, është të mos dalin gjithë ata burra "të rëndë" të mendimit mediatik, si karagjozë përballë tij. Politika është sofistikuar. Kohën për ndryshim e ka media. Kazani i ndryshkur shqiptar.

Të fundit