Flash News

KRYESORE

Gazetarja i kujton zyrtarëve të PD: Strategjinë e kulturës e latë në sirtar. Koha që të depolitizohen institucionet

Gazetarja i kujton zyrtarëve të PD: Strategjinë e kulturës e

Gazetarja Elsa Demo ka marrë fjalën në tryezën “Arti në mbrojtje të demokracisë” që po organizohet nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Si aktiviste për mbrojtjen e godinës së teatrit, Demo theksoi se diskutimi nuk duhet të shtrohet në zëvendësimin e një qeverie me një qeveri tjetër. Për këtë arsye ajo solli në vëmendje strategjinë për kulturën që Partia Demokratike përgatiti në vitet 2005-2006, kur kishte marrë pushtetin, e cila mbeti në sirtar dhe nuk u zbatua.

“Në vitet 2005-2006, e djathta po punonte për strategjinë e kulturës, këtu ka personalitete të PD-së që e kanë shkruar dhe ajo mbeti në sirtar. Përpara se PD të merrete pushtetin, me siguri kanë ndodhur tryeza edhe më të mëdha se kjo”, tha Demo.

Gazetarja u shpreh se “duhen depolitizuar në mënyrë politike institucionet e kulturës.”

“Duhen njerëz që të bëjnë kulturë dhe jo politikë”, theksoi Elsa Demo.

Të fundit