Flash News

KRYESORE

Gazetarja ‘i përvishtet’ Agim Hushit: Për një shishe verë nga Rama, fole për ‘Shqipërinë që duam’

Gazetarja ‘i përvishtet’ Agim Hushit: Për një shishe

Gazetarja Kozeta Kurti ka publikuar një shkrim të gjatë ku ‘i përvishet’ tenorit Agim Hushi, i cili provokoi shumë me një status ku akuzonte klasën politike dhe shprehej i lumtur që ishte larguar nga Shqipëria.

Në shkrimin e publikuar në ‘Blitz’, Kurti i kujton tenorit një reagim të bërë prej tij ku fliste për ‘Shqipërinë që duam’ pas një shisheje vere që kishte marrë si dhuratë për ditëlindje nga kryeministri Edi Rama. Sipas gazetares, reagimi i Hushit është bërë tetë javë përpara se ai të fliste “për atdheun e dështuar”.

Pjesë nga shkrimi i Kozeta Kurtit:

Të gjithë e dimë Gimo që ti aspiroje postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe meqë s’ta dhanë, se për ta marrë ta harroje me atë platformën tënde amatore që e kishe n’men, se kështu prej vërteti s’ta pamë gjëkundi, u hodhe papritmas kundër qeverisë, kundër Ministrisë së Kulturës dhe ca tenderave milionësh që po menaxhoheshin prej saj, sipas teje. Çfarë nuk bën vaki,  por jam kurioze Gimo, nëse do të të kishin bërë drejtor, a do t’i gjeje gjëkundi këllqet për t’i thënë këto? Pastaj, nga rilindës i pakënaqur dhe i pashpërblyer, zure vend si spektator te çadra e Bashës, Gimo. The që nuk ishte inat personal, por unë prapë pyes veten: ku do t’i gjeje këllqet ti Gimo për me shku’ te çadra nëse do të të kishin bërë drejtor? Pastaj i bëre një përmendore Edi Ramës, që s’ta harroi ditëlindjen dhe të uroi e të bëri dhuratë, edhe pse të kishte parë të çadra. Ti e festove ditëlindjen me: (po të citoj ty ) “Kjo është Shqipëria që duam. S’ia vlen të mbjellim palma dhe të shkulim shpritra njerëzish. Unë po festoj sot me verën e zotit Rama  freskimin e qeverisë me ministrat teknikë…”. A e di kur e ke thënë këtë Gimo? Në fund të majit të këtij viti! Çfarë ndryshoi mor burr’ vetëm dy muaj më pas që u ktheve te:  (po të citoj sërish) “…termat seriozë të realitetit të një atdheu të dështuar që është kapur për fyti dhe po jep shpirt në duart e  një kaste kriminale…”?

Po ku ishe ti deri para tetë javësh, o i madhi Agim Hushi, kur thoshe se kjo është Shqipëria që duam? Përse e bëre? Për atë shishen e  verës që të solli kryeministri për ditëlindje? Apo mendove se i kthjellove ujërat e trazuara me pushtetin dhe kur e pe që ishte veç një mendim për ditëlindje, u hodhe në sulm?

Po kush je ti o i madhi Agim Hushi që na tregon neve që kemi vendosur të jetojmë këtu se ky është një vend i ndyrë dhe i pashpresë? Ç’faj të ka vendi o i madh? Fajin e kanë njerëzit, produkte të urrejtjes së njerëzve që veprojnë si ti. Ata që ushqehen kështu, rrihen, pështyhen, masakrohen, vriten rrugëve të këtij vendi.

Të fundit