Flash News

KRYESORE

Gazetarja i tregon bombën në studio, Kryemadhi: Më plasi te këmbët njësoj si gazetarit të ‘News 24’

Në protestën kombëtare të zhvilluar sot në Tiranë shumë protestues u lënduan, si pasojë e gazit lotsjellës që u hodh nga policia dhe patën pasoja të rënda nga bombat zhurmuese.

Megjithatë, një video e gazetarit të ‘News 24’ Erion Skendaj tregon se policia hidhte bomba zhurmuese edhe aty ku s’kishte protestues, por te këmbët e tij.

Këto pamje u transmetuan gjatë emisionit ‘Kjo Javë’ kur e ftuar ishte Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI. Ajo deklaroi se në të njëjtën situatë ka qenë edhe ajo vetë.

“Më ka ndodhur jo vetëm mua, por si Erioni ka shumë shqiptarë. Pata probleme me veshët. Zhurma ishte e fortë. Po ashtu edhe përdorimi i gazit sot ishte i ekzagjeruar. Unë isha diku tek kafe 1 Maji dhe e ndjeva”, u shpreh Kryemadhi, ndërsa një bombë e tillë u demonstrua në studio nga gazetarja Nisida Tufa.

Të fundit