Flash News

KRYESORE

Gazetarja investigative-Nikollës: Si një ish-studente që kam provuar kushtet mizerabël të konvikteve, përgjigja e ministres ishte tallje

Gazetarja investigative-Nikollës: Si një ish-studente që kam

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u tërhoq sot vetëm nga një prej kater pikave të studentëve të universiteteve publike në vend, shfuziqimin e VKM-së numër 4, që parashikonte tarifë për provimet e mbartura.

Edhe pse ajo u tërhoq nga kjo pikë, studentët kanë vijuar sërish me ngulm protestën e tyre para godinës së ministrisë dhe i kërkojnë Nikollës të përmbushë edhe tri pikat e tjera të kërkesës.

Gazetarja investigative, Fatjona Mejdini kujton kohën kur ajo ka përjetuar kushtet minimale që ofronin konviktet në Tiranë, ndërsa e cilëson përgjigjen e ministres një tallje për studentët.

“Si një ish studente që kam provuar kushtet mizerabël të konvikteve në vend, mu duke një tallje e madhe përgjigjja e ministres Nikolla kur kërkesës për përmirësimin e kushteve ju përgjigj me një rresht. Ajo tha se një projekt disa milion eurosh do realizohej pa theksuar: Kur, Ku, Si? Realisht një mungesë e madhe serioziteti për një proteste shumë serioze”, shkruan gazetarja në një status në rrjetet sociale.

Të fundit