Flash News

KRYESORE

Gazetarja italiane apel shqiptarëve: Mësoni nga ajo që po i ndodh Italisë

Gazetarja italiane apel shqiptarëve: Mësoni nga ajo që po i ndodh

COVID-19 është një rrezik serioz për gjithë botën. Tashmë shumica e vendeve në gjithë globin ndodhen në karantinë. Megjithëse me lajme të mira nga Kina, Italia që është shteti më i prekur në Evropë nga koronavirusi dhe i dyti pas Kinës në botë, janë në një risk serioz.

Prandaj, për të shmangur një përhapje kaq masive, shume shtete kanë marrë masa drastike, përfshirë dhe Shqipërinë.

Mbrëmjen e djeshme në një lidhje direkt me gazetarin Erion Dushi për televizionin “A2CNN” ishte gazetarja dhe prezantuesja italiane Rafaella Cesaroni. Gjatë intervistës ajo tregoi situatën shqetësuese në të cilën ndodhet Italia dhe gjithashtu i bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos e marrin lehtë COVID-19.

Nga karantina në shtëpinë e saj, gazetarja u shpreh duke thënë se Italia po bëhet një model për të gjithë botën:

“Duhet të jemi një shembull për të gjitha vendet në mënyrë që të kërkojnë ndihmë dhe të kenë Italinë si shembull të asaj që ndodhi dhe të mos jenë indiferentë ndaj fakteve që paraqiten. Apeli që dua t’i bëj të gjithë popullit shqiptar që po më ndjek në këto momente në këtë transmetim direkt është edhe nëse nuk e ndjeni panikun njëkohësisht dhe frikën në qytetet tuaja merrini të gjitha masat mbrojtëse, qëndroni në shtëpi sa më shumë të mundeni për të evituar një infektim të kotë por edhe të rrezikshëm. Edhe në Itali e patëm me vështirësi këtë përcaktim të rrezikut ndërkohë tani ndodhet në dyert tona. Ndaj ndiqini të gjitha këshillat e autoriteteve dhe mbrohuni.”

Të fundit