Flash News

KRYESORE

Gazetarja kap ngushtë Ramën në transmetim direkt: Ku e gjete zërin e Agron Xhafajt?

Gazetarja kap ngushtë Ramën në transmetim direkt: Ku e gjete

Gazetarja Mirela Milori po zhvillon një intervistë të drejtpërdrejtë me Edi Ramën nga Gjirokastra, por një pyetje e saj e ka kapur ngushtë kryeministrin. Gazetarja kërkoi të dinte nga Rama se ku e kishte gjetur zërin e Agron Xhafajt për të bërë verifikimin nëse audio-përgjimi i publikuar nga PD ishte apo jo i vërtetë.

“Ku e gjetët zërin e Agron Xhafajt për të bërë verifikimin e audio-përgjimit? Agron Xhafaj nuk ka dhënë zërin e tij në Prokurori, vetëm nëse u është vetëofruar nëpërmjet telefonit...”,- iu drejtua Milori Ramës.

Kryeministri nuk arriti të japë një përgjigje për këtë pyetje të gazetares, por nisi të sulmojë Albert Veliun, dëshmitarin X në audio-përgjimin me Xhafajn.

“Është e kotë që të jap detaje sepse kjo është fjala vetëm e një pale. Çfarëdo prove që të jap unë nuk do jetë e besueshme. Në Vlorë e njohin shumë mirë dëshmitarin X dhe që nuk është fare X. Njerëzit në Vlorë janë shumë të habitur se si ky person qesharak mund të kthehet në person mediatik. Unë pres me padurim përfundimin”, tha Rama.

Edi Rama: Fatmir Xhafaj do largohej nga detyra vetëm në një rast

Të fundit