Flash News

KRYESORE

Gazetarja Klodiana Lala për krimin në Elbasan: Banda ka mbështetje politike; po kontrollojnë jo vetëm drogën, por edhe koncesionet

Gazetarja Klodiana Lala për krimin në Elbasan: Banda ka

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë publike në emisionin ‘Opinion’ disa të dhëna të forta sa i përket situatës në Elbasan. Lala theksoi se Elbasani është kthyer në një pikë të rëndësishme të kalimit të heroinës që vjen nga Afganistani, ndërkohë janë dy banda kryesore që po luftojnë me njëra tjetrën.

Gazetarja tha se njëra nga bandat ka pësuar humbje të mëdha për shkak të ekzekutimeve, ndërkohë që banda tjetër, e cila ka mbështetje politike, po kontrollon gjithë qytetin dhe jo vetëm drogën, por edhe koncesionet dhe tenderat që jepen nga bashkia.

Disa nga deklaratat e gazetares:

Partnerët ndërkombëtarë kanë informuar policinë dhe ministrat, duke u thënë se Elbasani ishte kthyer në një pikë të rëndësishme për linjën e heroinës. Një pjesë e drogës shpërndahet në tregun vendas dhe pjesa tjetër dërgohet në vendet e BE.

Policia e Elbasanit është e pafuqishme për të bërë goditje, ndaj është përdorur petku i makinave luksoze për të kërkuar ndërhyrje nga Tirana.

Një vit më parë zv/drejtori i policisë ndaloi njërin nga ‘kokat’ e bandës dhe menjëherë është transferuar në Korçë dhe sot ndodhet oficer i ulët.

Elbasani kontrollohet nga dy banda të mëdha, njëra ka pësuar goditje të mëdha për shkak të ekzekutimeve.

Banda tjetër po kontrollon aktualisht të gjithë qytetin e Elbasanit dhe jo vetëm botën e krimit, por edhe koncesionet dhe tenderat në qytet.

Kjo bandë kriminale që po flasim ka mbështetje të madhe politike dhe policia po bën një sy qorr duke mos arrestuar ‘kokat’. Më parë u rrah Shefi i Krimeve të Rënda në mes të Elbasanit dhe policia fshehu ngjarjen. Është një nga bandat më të rrezikshme që ka vepruar ndonjëherë në Shqipëri.

A ishte njeriu i Monika Kryemadhit ai që u rrah gjatë fushatës nga banda më rrezikshme në historinë e Shqipërisë?

Të fundit