Flash News

KRYESORE

Gazetarja Lala: Dëshmitaren e Habilajve e nxorrën deputetët e PS, njëri fotografoi dëshminë

Gazetarja Lala: Dëshmitaren e Habilajve e nxorrën deputetët e PS,

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur në emisionin “Opinion” se dalja e emrit dhe dëshmia e oficeres së policisë, që ka pranuar të bashkëpunoj me Prokurorinë për “Dosjen Habilaj”, ka dalë në media nga një prej deputetëve të Partisë Socialiste që janë pjesë e Këshillit të Mandateve.

Sipas saj, deputetët e PD-së dhe deputeti i LSI-së, në Këshillin e Mandateve nuk kanë pranuar të njihen me dosjen me arsyetimin se kjo është një çështje që i përket organeve të hetimit.

Duke ju referuar burimeve të saj, gazetarja Lala tha se një nga deputetët e PS-së ka fotografuar edhe dëshminë e dhënë nga oficerja e policisë. “Prokurorët më kanë informuar se njëri nga anëtarët socialist ka fotografuar dëshminë e ish-oficeres së Policisë”, tha Lala.

Të fundit