Flash News

KRYESORE

Gazetarja Lala pas takimit me prokurorët e ‘dosjes 339’: Kanë frikë të hetojnë njerëz të pushtetshëm

Gazetarja Lala pas takimit me prokurorët e ‘dosjes 339’:

Gazetarja Klodiana Lala është shpreh se prokurorët kanë frikë krimin e organizuar dhe se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka vullnetin ta hetojë deri në fund çështjen e shtiblerjes së votave.

Unë e kam nisur shkrimin tim me një përshkrim të zyrave të prokurorëve të cilëve u kam vajtur zyrtarisht në emër të BIRN-it dhe kam kuptuar që në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka një hamulli. Personalisht mendoj që ai institucion nuk ka vullnetin ta hetojë çështjen deri në fund, sepse sipas meje personat e përfshirë janë persona të pushtetshëm, sipas mendimit tim modest”, tha Lala.

E pyetur nga drejtuesi i emisionit se me kë janë të lidhur këta persona, Lala tha se përveç se me pushtetin edhe me krimin e organizuar.

Po, kanë frikë krimin e organizuar sepse ai zotëria i dënuar me 16 vite burg është liruar nga gjykata e lartë me një kartelë mjekësore, sepse ka çrregullime dhe ka tentativa suiçidale. Pra i ka shpëtuar burgut për vrasje, si mendoni ju, ai zotëri nuk do t’i shpëtojë burgut për shitje votash?”, deklaroi ajo.

Lala është autore e një artikulli të publikuar nga BIRN, që publikon përgjime telefonike ku flitet pëe shitblerje votash.

Të fundit