Flash News

KRYESORE

Gazetarja Lala i zbulon në emision kolegut Hoxha lidhjen me Saimir Tahirin

Gazetarja Lala i zbulon në emision kolegut Hoxha lidhjen me Saimir Tahirin

Gazetarja Klodiana Lala pretendon se  Artan Hoxha ka njohje të afërt me ish-ministrin e Brendashëm, Saimir Tahiri, ndërkohë kolegu i saj ishte gjithashtu i pranishëm në emisionin ‘Studio e Hapur’ për të folur për arrestimin e biznesmenit Orest Sota.

Lala e pyeti Hoxhën nëse Tahiri ka bërë kurs për drejtimin e mjeteve të rënda lundruese, duke qenë se ai ka njohje të afërt me ish-ministrtin. Por gazetari Hoxha ka mohuar se e njeh nga afër Tahirin, megjithatë kolegia e tij ka këmbëngulur për këtë lidhje.

Klodiana Lala: Na trego nëse ka bërë (Saimir Tahiri) kurs për patentat e lundrimit, meqë e njeh nga afër.

Artan Hoxha: Nuk e njoh nga afër, nuk e njoh.

Klodiana Lala: Mua më rezulton që po...

Pavarësisht këmbënguljes së Lalës, Artan Hoxha nuk e ka vijuar më debatin, duke u rikthyer te tema.

Klodiana Lala zbulon emrin e personit të dytë në makinën e Orest Sotës. Artan Hoxha: Ai ishte shoferi

Të fundit