Flash News

KRYESORE

Gazetarja në panelin e “Opinion”: Sapo ndodhi një plagosje në Tiranë

Gazetarja në panelin e “Opinion”: Sapo ndodhi një plagosje

Gazetarja e kronikës, Dorjana Bezat ishte e ftuar në emisionin “Opinion”, ku u diskutua për ekzekutimin e Santiago Malkos me 27 gusht ne Tirane.

Teksa po fliste, asaj i erdhi një mesazh në telefon, i cili e njoftonte për një plagosje në Yzberisht. “Eshte plagosur një 19-vjecar ne zonën e Yzberishtit me një plumb në dore dhe paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta”, pohoi ajo.

Ende nuk dihet emri i të plagosurit, i cili ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Informacioni u konfirmua edhe nga Blendi Fevziu, ndërkohë që policia ende nuk ka dale me ndonjë deklaratë mbi ngjarjen.

Së bashku me të, në panelin e “Opinion” ishin edhe Artan Hoxha (gazetar), Ermal Vija (gazetar), Aleks Hajdari (ish-drejtues policie) dhe Elvis Koxhja (pedagog).

Të fundit