Flash News

KRYESORE

Gazetarja në studio i ndërpret fjalën deputetit të PS: Tregoni etikë, ata reporterë punojnë gjithë ditën në rrugë

Gazetarja në studio i ndërpret fjalën deputetit të PS:

Gazetarja Mirela Milori i ka ndërprerë fjalën deputetit të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, i cili filloi t’i jepte leksione medias se si duhet të bënte punën e saj. Gazetarja kërkoi nga Çuçi që të fokusohej te politika dhe se si politikanët duhet të përmirësojnë punën e tyre, pasi e kanë shumë të lehtë të kritikojnë median për çdo gjë.

Deputeti socialist fillimisht rezistoi në akuzat e tij, por më pas u detyrua të tërhiqej duke deklaruar se kritikat nuk u drejtoheshin gazetarëve të terrenit, por atyre që japin opinione.

Ndonëse pretendon t’i japë mend medias, zoti Çuçi ende nuk e ka mësuar se gazetaria me opinionet janë totalisht të ndryshme...

Pjesë nga debati në studio:

Bledi Çuçi: Media duhet të bëjë më mirë punën e saj.

Gazetarja: Edhe politika duhet të bëjë punën e saj!

Bledi Çuçi: Ne jemi në fokus gjithmonë...

Gazetarja- Shumë mirë bëni, se për këtë punë paguheni nga taksat tona!

Çuçi: E bëjmë detyrën për të cilën paguhemi.

Gazetarja: Atë e pretendoni ju, pretendimet mund të jenë të ndryshme.

Çuçi: Këtu kemi të bëjmë me fakte.

Gazetarja: Ju lutem të kemi pak etikë, se e keni të lehtë t’i thoni medias dhe sapo media ju kërkon të bëni punën bëheni me skalione të betonizuara.

Gazetarja: Punojnë gjithë ditën ata reporterë në rrugë që të japin lajmin.

Çuçi: Unë nuk them për ata reporterë, por për ata njerëz që bëjnë opinione.

PD reagon për përplasjen e Ramës me gazetaren: Agresioni i djeshëm ndaj medias ishte nevoja jetike e kryeministrit për të mbuluar skandalin “Xhafaj”

Të fundit