Flash News

KRYESORE

Gazetarja nga Brukseli nuk sjell lajme të mira, por Rama ka befasuar për një gjë

Gazetarja nga Brukseli nuk sjell lajme të mira, por Rama ka befasuar

“Presidenti i Francës nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.” Gazetarja Erisa Zykaj nga Brukseli për emisionin Opinion raportoi se pavarësisht përpjekjeve të vendeve të tjera për të çelur negociatat për dy shtetet ballkanike, presidenti Manuel Macron nuk ka ndërmend të tërhiqet nga qëndrimi i tij.

“Holanda po ashtu ka qenë kundër Shqipërisë. Danimarka ka insistuar që të ndajnë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, sipas saj mund të kishte një mundësi për një dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut. Për Shqipërinë thotë se kriteret nuk janë plotësuar, ndërkohë dhe Spanjën e kemi pasur kritike për shkak të grupeve kriminale të trafikut të drogës. Këto vende kanë qenë dakord për Maqedoninë e Veriut, nëse Franca dhe Holanda do të kishte thënë po”,tha Zykaj.

Ajo shtoi se e vetmja gjë pozitive në Bruksel, ishte veshja e kryeministrit Edi Rama.

“Një gjë të vogël sa për humor. Mua dje më thanë se ishin shumë të impresionuar nga veshja e kryeministrit tonë i cili… Për ne nuk ishte lajm por këtu është lajm…”.

Të fundit