Flash News

KRYESORE

Gazetarja nxjerr blof Veliajn: Studimi për Teatrin është temë diplome e dy studentëve italianë; nuk parashikon shembjen e godinës

Studimi i profesorëve italianë, që kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha në ‘Opinion’, se u bazua për prishjen e teatrit, në fakt është punë diplome e disa studentëve për vitin shkollor 2007-2008. Kështu shkruan në rrjetin social gazetarja Matilda Terpollari.

Ajo ka publikuar gjithashtu edhe materialin e cituar nga Veliaj teksa shton se në asnjë rresht nuk thuhet që të shembet godina.

“Studimi i profesorëve italianë, që kr i Bashkisë tha në "Opinion", se u bazua për prishjen e teatrit, në fakt është punë diplome e disa studentëve për vitin shkollor 2007-2008 (shikoni foton)

Megjithëse punë diplome studentët në asnjë faqe, të publikuar nga vetë Bashkia, nuk thonë se janë për prishjen e godinës, por për RIPËRDORIMIN e saj, ku madje një ambient propozojnë ta bëjnë muze. (shih foton)

Ajo që nuk kuptoj është se si mund të manipulohet dhe gënjehet publikisht kaq hapur”, shkruan Terpollari.

https://www.facebook.com/matilda.terpollari/videos/10213884242294302/

Të fundit