Flash News

KRYESORE

Gazetarja nxjerr vendimin e Këshillit të Ministrave: Zjarrin Republikës nuk po ia vë molotovi i protestës

Gazetarja dhe drejtuesja e ‘Open Data Albania’, Aranita Brahaj thotë se zjarrin Republikës Parlamentare nuk po ia vë molotovi i protestës së opozitës, por Partia Socialiste, që ajo e quan ‘Partia Shtet’. Brahaj i referohet vendimit të Këshillit të Ministrave që i vë prioritete Prokurorisë së Përgjithshme nëpërmjet akteve nënligjore.

“Këshilli i Ministrave i vë Prokurorisë prioritete me akt nënligjor. Se ku e gjën bazen ligjore... Kam frikë se zjarrin Republikës Parlamentare nuk po ja vë molotovi i protestes (nga ai zjarr na mbron policia gazuese), por po ja vë Partia Shtet. Monizëm quhej ai sistemi i para vitit 90. PS. më thonë që bazë ligjore paska me ndryshimet e paketës së reformës në drejtësi. Edhe me keq”, shkruan Brahaj.

Të fundit