Flash News

KRYESORE

Gazetarja përplaset me Flamur Nokën në emision: Krimin e keni përdorur edhe ju. Deputeti: Kujdes ti goce...

Gazetarja përplaset me Flamur Nokën në emision: Krimin e keni

Gazetarja Klodiana Lala është përplasur me deputetin e PD-së, Flamur Noka, gjatë emisionit ‘Studio e Hapur’, në News 24, ku po diskutohet për deklaratat e ambasadorit Donald Lu dhe situatën e krimit në Shqipëri.

Debati ka nisur pasi Lala tha se krimi i lidhur me politikën nuk është histori e Partisë Socialiste, por ka ekzituar gjatë gjithë kohës në Shqipëri, ndërsa deputeti Noka e quajti gazetaren ‘të shitur’.

“Kujdes ti goce kur thua që krimi ka patur dhe do ketë mbështetje politike. Ka patur dhe ka në kohën e këtyre (i drejtohet deputetit të PS, Ulsi Manja), por nuk do të ketë me ne”, iu drejtua Noka Lalës.

Por, gazetarja ka replikuar me deputetin duke thënë se edhe PS po e përdor krimin njësoj siç ka bërë PD-ja kur ka qenë në pushtet.

Në fund të debatit, kur gazetarja Lala po fliste për kontaktet e vazhdueshme që ka me policë dhe prokurorë që i flasin për situatën e rënduar të krimit në Shqipëri, deputeti demokrat iu drejtua me fjalët: “Lëre tani, mos më qaj si Rigerta”.

Akuza ish-ministrit të Brendshëm: Shqipëria komandohet nga disa banda të Partisë Socialiste

Të fundit