Flash News

KRYESORE

Gazetarja publikon foton nga Ambasada Gjermane: Duke festuar integrimin; dhjetëra mjekë të rinj presin për të ikur

Gazetarja publikon foton nga Ambasada Gjermane: Duke festuar integrimin;

Gazetarja Fatjona Mejdini ka publikuar një foto jashtë ambienteve të Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, e cila të kujton radhët e gjata që shqiptarët mbanin në fund të viteve ’90 për të marrë një vizë dhe për t’u larguar nga vendi.

Sot, në vitin 2019-të, kur Qeveria  konsideron arritje historike faktin se janë refuzuar negociatat me Bashkimin Evropian, sërish shqiptarët janë vendosur në radhë për t’u larguar nga Shqipëria.

Gazetarja Mejdini thotë se me dhjetëra infermierë dhe mjekë të rinj po presin para ambasadës për të marrë vizën e punës dhe për t’u larguar drejt Gjermanisë.

“Kartolinë nga Shqiperia e cila është duke festuar integrimin: Dhjetëra infermierë dhe mjekë të rinj tani që presin para ambasadës gjermane për të ikur”, shkruan Mejdini.

Shqipërisë nuk iu miratua dje hapja e negociatave, por Bashkimi Europian la të hapur mundësinë që kjo çështje të diskutohet sërish në qershor të 2019-ës dhe këtë vendim, kryeministri Edi Rama po e shet si arritje historike.

Të fundit