Flash News

KRYESORE

Gazetarja publikon të dhënat: Jo vetëm pushime të gjata, kryeministria mori edhe një tjetër vendim në favor të administratës

Pushimet e gjata të punonjësve të administratës publike janë kthyer shpesh herë në objekt debati. Së fundmi, punonjësit e shtetit kanë përfituar disa ditë pushimesh, të koenciduara nga fundjava dhe festat zyrtare.

Mirëpo, gazetarja Aranita Brahaj ka publikuar një tjetër informacion, si urdhër i ardhur nga kryeministria që favorizoi punonjësit e administratës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Thesari, ata kanë marrë pagat e prillit që më 24 prill, pra gjashtë ditë para përfundimit të muajit.

“FESTIME TË GJATA E TË REHATSHME

Jo vetëm pushime të gjata por edhe pagat 6 ditë përpara përfundimit të muajit. Kështu ka vepruar një pjesë e aparatit buxhetor. Konkretisht sipas të dhëna të Thesarit, Kryeministria i ka urdhëruar Pagat e prillit në thesar që në datën 24.

Fundjavë të gjatë dhe me shpenzime!!!!!”, shkruan gazetarja shoqëruar edhe me linkun përkatës.

Të fundit