Flash News

KRYESORE

Gazetarja raporton mes lotësh: Vila zuri poshtë 3 familje, një djalë kërkonte ujë, më pas banesa u shemb totalisht

Gazetarja raporton mes lotësh: Vila zuri poshtë 3 familje, një

Në zonën e Kënetës në Durrës situata është dramatike, për faktin se në një vilë 4 katëshe kanë mbetur nën rrënoja tre familje.

Autoritetet vijojnë kërkimet, ndonëse siç raporton gazetarja e ‘News 24’, Klodiana Lala vijojnë kërkimet me shpresën se mund të ketë të mbijetuar.

Madje, mes lotësh, gazetarja ka treguar se si pak minuta para se vila të shembet totalisht, pasi rrënimi ka vijuar herë pas here, është dëgjuar zëri i një djali që kërkonte ndihmë dhe ujë.

Pasi i kishin dhënë ujë përmes një tubi, forcat e ndërhyrjes në terren kishin tentuar t’i afroheshin për ndihmë, fatkeqësisht banesa u shemb totalisht. Po ashtu, ajo që bie në sy është se në këtë zonë vila është ndërtuar vitet e fundit dhe vetëm ajo është shembur, krahasuar me godinat e tjera përreth.

Nën këto rrënoja, mendohet se janë më shumë të mitur, të moshuar dhe një i paralizuar.

Të fundit