Flash News

KRYESORE

Gazetarja i ‘rifreskon’ kujtesën Ramës: Kush është kazan tani?

Gazetarja Sonila Meço ka reaguar sa i takon ngjarjeve të fundit në vend. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Meço sjell në vëmendje deklaratat e bëra nga Ylli Manjani kur ishte ministrës i Drejtësisë, të cilat më vonë u vërtetuan, ndërkohë që sot, shkruan gazetarja, ministrja aktuale e Drejtësisë vijon e qetë punën pasi ka shkelur ligjin për ekstradimin.

Meço e mbyll reagimin e saj duke ironizua deklaratat e kryeministrit që e quan median ‘kazan’.

Postimi i plotë i Sonila Meços

E thonë mandej se kujtesa e varfër të bën të lumtur:

Një vit më parë shkarkohej Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, pasi denoncoi kultivimin dhe trafikun e kanabisit në vend, pasi kërkoi angazhimin e ushtrisë në këtë betejë, pasi njoftoi se shërbimet partnere i kishin kërkuar kryeministrit të vendit largimin e Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, pasi kujtoi se ku flinin ministrat butë e ëmbël teksa nuk arrestohej Eskobari i Ballkanit.

Një vit më pas, të gjitha akuzat e tij dolën të vërteta, ndërsa Ministrja aktuale e Drejtësisë vijon e qetë punën pasi ka shkelur ligjin për ekstradimin e një të akuzuari për vepër penale në Shqipëri. Pasi Ministri aktual i Brendshëm deklaron se kurrë nuk do ta firmoste atë ekstradim. Pasi dokumentet zyrtare e vërtetojnë këtë gjë.

Kujtesë duhet, kujtesë…as afatgjatë jo. Një rifreskim vetëm nga një vit më parë.

Kush është kazan tani?

Kush?

 

Të fundit