Flash News

KRYESORE

Gazetarja shqiptare: Kam zgjedhur të puthem me burrin në sy të vajzës. Më mirë se të zihem

Gazetarja shqiptare: Kam zgjedhur të puthem me burrin në sy të
Gazetarja shqiptare ka publikuar një video në profilin e saj në Instagram duke treguar reagimin e vajzës pasi ajo puthet me burrin e saj. Bëhet fjalë për Aulona Musten, e cila nëpërmjet videos ka tentuar të bëjë një “thirrje” për çiftet se nuk është mirë që të zihen në sy të fëmijëve por të dhurojnë sa më shumë dashuri. Ndërkohë më poshtë mund të shihni videon se si reagon Amara, vajza e gazetares kur sheh mamin dhe babin duke u puthur në buzë. “Kam degjuar shpesh cifte te thone qe nuk puthen ne sy te femijeve se nuk eshte mire. Une nuk gjykoj asnje per zgjedhjet qe ben, ama personalisht kam totalisht tjeter mendim. Sa me shume dashuri mes prinderve te ndjeje e shohe femija, aq me i lumtur eshte. Fytyra qe Amara ben kur une dhe bashkeshorti im puthemi eshte nje nder imazhet me te bukura per mua, sepse ja shoh lumturine ne sy, nderkohe qe ajo sheh dhe ndjen dashurine ne ajer. Eshte nje rreth vicioz dashurie dhe lumturie... Prandaj keshilla ime eshte dashurohuni ne sy te frmijeve, ndersa “sherret” bejini larg syve te tyre! Une per vete keshtu e bej,” shkruan Aulona krahas videos së publikuar.

Të fundit