Flash News

KRYESORE

Gazetarja shqiptare përndiqet në çdo hap: Më fut frikën, kërkon llogari nga unë

Spikerja e ABC News, Viol Xhafaj është ndjerë e frikësuar nga përndjekjet që i bën në çdo hap të saj një zonjë, të cilën nuk e njeh. Sipas Volës, zonja përndjek jo vetëm atë por edhe familjarët e saj.

Në një status në rrjetet sociale, Viol shkruan se zonja me emrin Luiza Mani i nis dhe letra në adresë të saj.

“E kam shume te veshtire te kuptoj sa psikopat mund te jesh, te marresh mundimin te besh nje carcaf me shkrim dore, ta nisesh me poste, t’iu kerkosh njerezve, qe i ke pare vetem ne tv, llogari per jeten e tyre personale, ti ndjekesh si maniak ne cdo edicion lajmesh a emision, e te mbash mend me date-muaj-vit cfare deklaratash kane bere, ti vesh re detaje (qe as une nuk e paskam vene re) te tipit: ku e ke varesen qe mbaje ne qafe, ku e ke makinen qe ke pas…cfare pune e levizjesh bejne njerezit e tu te afert, ku jetojne etj etj……une nuk e di, s’ma percepton e perpunon dot fare truri. Pls kush e njeh zonjen, ta keshilloj te pije ilacet, se me prishi diten e me futi friken per sa e ekspozuar qenkam nga keta lloj njerezish”, ka shkruar Xhafaj.

Të fundit