Flash News

KRYESORE

Gazetarja tregon ku qëndron ‘trekëndëshi i krimit’ në Shqipëri: Çfarë më tha prokurori...

Gazetarja tregon ku qëndron ‘trekëndëshi i krimit’

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në emisionin ‘Opinion’ për ‘trekëndëshin e krimit’ në Shqipëri. Nallbani tha se gjatë një bisede me një prokuror i është thënë se ky trekëndësh ka në krye Elbasanin dhe më pas Durrësin me Vlorën.

“Ka një trekëndësh të krimit. Koka dhe dy këmbët. Koka është Elbasani dhe dy këmbët Durrësi me Vlorën. Po flasim për dy portet më të mëdhaja në Shqipëri dhe në Elbasan bëhet kryqëzimi i rrugëve”, tha gazetarja.

Llabani theksoi se askush në Shqipëri nuk mund të flasë me emra sa i përket 20 familjeve kriminale që denoncoi ambasadori amerikan, Donald Lu, përfshirë këtu politikanët, pasi këta të fundit do duhej të denonconin në këtë mënyrë veten e tyre.

Presioni i Donald Lu-së shtrihet në mediat e huaja, deklarata për krimin e organizuar pasqyrohet nga gjigantët amerikanë

Të fundit