Flash News

KRYESORE

Gazi i hedhur nga policia në protestë, Felaj: Është qesharake! Nuk ka asnjë shqetësim

Gazi i hedhur nga policia në protestë, Felaj: Është

Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj, e ftuar në studion e lajmeve opinion, në News 24, sa i përket akuzave për gazin e dëmshëm hedhur ndaj protestuesve, u shpreh se nuk ka asnjë shqetësim.

“Këto janë mjetet e ligjshme të punës që përdor policia në mbarë botën. Kështu që nuk shoh asnjë shqetësim. Është qesharake dhe kontradiktore. Kemi kaluar nga standarti i të qëlluarit me armë të protestuesve te standarti i mjeteve që përdor çdo qytetar dhe që sigurisht në asnjë rast nuk kemi parë t’i jetë cënuar jeta apo shëndeti protestuesve”, tha Felaj.

Ndërsa e pyetur nga gazetarja Olta Bruko nëse e sheh të moralshme hyrjen në zgjedhje të opozitës, tha: “Nuk e di ku e sheh mungesën e moralit, jemi parti e ligjshme, jemi mazhorancë sepse kemi fituar shumicën e bashkive”.

Të fundit