Flash News

KRYESORE

Gazi lotsjellës arrin te materniteti ‘Koço Gliozheni’, prindi: Në rrezik jeta e të sapolindurve

Gazi lotsjellës arrin te materniteti ‘Koço Gliozheni’,

Dy qytetarë kanë dërguar mesazhe në televizionin ‘Ora News’, ku informojnë se gati lotsjellës ka arritur nga materniteti 'Koço Gliozheni' deri te rruga e Durrësit. “Ju informoj se gazi lotsjellës ka arritur deri te materniteti 'Koço Gliozheni'. Po rrezikohet jeta e fëmijëve”, ishte mesazhi që u lexua me emër dhe mbiemër nga Artur Zheji.

"Banoj te rruga e Durrësit. Të gjithë kemi dalë jashtë. Po ikim tek të afërmit. Kam të fejuarën shtatzanë dhe po rrezikohet fëmija”, ishte një tjetër mezazh që u lexua nga gazetarja Beti Njuma.

Sasia e madhe e gazit lotsjellës është përhapur edhe në zona tjera të kryeqytetit, si: Rruga e Elbasanit, Myslym Shyri dhe ish-blloku.

Të fundit