Flash News

KRYESORE

Gazi lotsjellës në protestë/ Ish-ministri i Brendshëm: Turp për policinë që zbaton urdhëra të paligjshme

Gazi lotsjellës në protestë/ Ish-ministri i Brendshëm: Turp

Ish-ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj e ka konsideruar turp për policinë hedhjen e gazit lotsjellës ndaj protestuesve, duke e konsideruar krim kundër njerëzimit.

“Turp për policinë dhe komandantin e Gardës së Republikës që zbatojnë urdhëra të paligjshëm, pasi përdorimi i gazit lotsjellës në këto përmasa dhe me këtë përmbajtje konsiderohet krim kundër njerëzimit”, shprehet ndër të tjera në Facebook Demiraj, duke i kërkuar më tej kryeministrit Edi Rama që të largohet sa më parë.

Reagimi i plotë i Demirajt:

Te nderuar miq!

Helmimin e popullit te tij gjate nje proteste civile dhe demokratike e ka bere vetem Sadam Hyseni, Ali kimiku, Gadafi, etj dhe fundi i tyre dihet.

Turp per policine dhe komandantin e Gardes se Republikes qe zbatojne urdhera te paligjshem, pasi perdorimi i gazit lotsjelles ne keto permasa dhe me kete permbajtje konsiderohet krim kunder njerezimit.

Pas kanabizimit, trafikut te tmerrshem te droges dhe pefshirjes ne te, te te gjitha niveleve te policise, ministria e brendshme do te mbaje pergjegjesi dhe per kete shkelje te se drejtes themeltare se qytetarve.

Kjo qeveri e jashteligjshme, e kapur me qindra here ne flagrance ka rene qe ne vitin 2017 qe kur shumica e vendeve ne parlament jane vjedhur. E kemi faktuar me prova dhe dokumente, me emra dhe shifra ne ate kohe qe policia drejtohej nga drejtori i droges.

Me popullin qe e ke tallur, shtypur, vjedhur dhe perdhunuar nuk ja del dot as ti dhe sherbetoret tuaj. Largohu sa me pare.

Të fundit