Flash News

KRYESORE

Gazifikimi i Shqipërisë do bëhet nga italianët, ‘Albgaz’ marrëveshje me ‘Snam’

Gazifikimi i Shqipërisë do bëhet nga italianët,

Operatori i gazit në Shqipëri, ‘Albgaz’ ka lidhur një marrëveshje me kompaninë italiane të gazit, ‘Snam’, për të për të krijuar një ndërmarrje të përbashkët që synon të ofrojë shërbime për operimin dhe mirëmbajtjen e tubacioneve të gazit në vendin tonë. Kjo sipërmarrje e përbashkët do të jetë 75% në pronësi të Albgaz dhe 25% në pronësi të Snam, raporton Politiko.al.

Kompania shqiptare ishte në kërkim të një partneri të huaj për ta ndihmuar në procesin e gazifikimit të vendit, që do të mundësohet pas përfundimit të gazsjellësit TAP.

“Albgaz” ka firmosur gjithashtu një marrëveshje me kompaninë shtetërore të Azerbajxhanit, ‘SOCAR’, për planifikimin dhe dizenjimin e gazsjellësit Adriatiko-Jonian (IAP), si dhe për dizenjimin e gazsjellësit që do të ndërtohet midis dy qyteteve shqiptare, Vlorë-Fier, për transportimin e gazit të ‘TAP’.

Albgaz është një shoqëri aksionere me 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti shqiptar. Ajo funksion si një operator i kombinuar duke kryer veprimtarinë e operatorit të sistemit të transmetimit dhe operatorit të sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Shqipëri.

Të fundit