Flash News

KRYESORE

Gazmend Bardhi: Rama po nxit konflikt civil, zemërata e qytetarëve në rritje

Gazmend Bardhi: Rama po nxit konflikt civil, zemërata e qytetarëve

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi fajëson kryeministrin Edi Rama se po nxit një konflikt civil në vend me mos gadishmërinë për të zhvilluar dialog me opozitën. Bardhi këmbëngul se zemërimi i qytetarëve është i lartë, aq sa në protestën e fundit, disa prej tyre nuk u janë përgjigjur thirrjeve të Partisë Demokratike për të mos kryet akte dhunë.

“Rama nuk është sjellë si kryeministër, duke harruar dhe mohuar rolin dhe përgjegjësinë kushtetuese që ka një kryeministër për të garantuar stabilitetin e vendit. Në kushtet kur Edi Rama ka harruar këtë rol dhe përgjegjësi dhe ka vendosur me kokëfortësi për pushtetin e tij ta çojë vendin drejt kolapsi të thellë institucional mbi të gjitha, por që rrezikon edhe konfliktin civil mes qytetarë gjë që ne deri në këtë moment kemi bërë gjithçka që ta shmangim, por shohim dita ditës që ne po jemi të pafuqishëm për të menaxhuar zemëratën e qytetarëve.

Në protestën e fundit ka patur qytetarë që nuk ia janë bindur kërkesave të mia për të mos kryer akte me policinë. Mbaj mend fjalët e një zotëri që ishte rreth 50 vjeç, që më thotë “Edi Rama më ka lënë fëmijët pa bukë dhe nuk ke të drejtë të më heqësh mua të drejtën për të marrë hak”. Njerëzit janë në shesh sepse e shikojnë si betejën e tyre për mbijetesë”, tha Bardhi.

Për sa i përket protestës së 2 Qershorit, Bardhi tha se ajo është vijim i aksionit politik të PD-së dhe do të jetë një protestë qytetare. “Është vijim i aksionit tonë politik të ndërhurur me vendime të rëndësishme politike dhe aksion qytetar. Do të jetë një protestë qytetare. Të dhënat tona flasin për një pjesëmarrje masive, siç keni parë në protestat e tjera kombëtare. Është shumë herë për të folur për detajet dhe mënyrën si do organizohet protesta”, përfundoi Bardhi.

Të fundit