Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
-Profesor Gazi, si përfundove piktor? Apo me kurse private?
Nëse sot fëmijët nxiten përmes kurseve private, në atë kohë prindërit e mi, kishin vetëm dashurinë, nxitëse të pasionit tim për pikturën. Sot prindërit i çojnë fëmijët në kurse pikture, në kurse noti, në kurse pianoje dhe ka një shastisje shumë të madhe të fëmijës, i cili do të kulturohet me zor. Për mendimin tim është gabim nëse imponohet në këtë mënyrë.
Isha një fëmijë i shkathët, me flokë të zeza kaçurrela, e sy të mëdhenj. Gjithmonë në duar, mbaja lapsa. Kam qenë gjithmonë shumë i tërhequr nga format, sa arrita në moshë fare të vogël, që të krijoja vetë një mikroskop. Për shumë vite isha një fëmijë i cili pikturonte bukur, derisa u desh nje dasëm dhe unë të isha gjimnazist në shkollën ‘Qemal Stafa’, që talenti im të kuptohej nga një mik i babit i cili vinte nga Korça. Ai këmbënguli që unë duhet të hiqja dorë nga gjimnazi dhe të vazhdoja Liceun.
-Ti ke hyrë në Lice me një konkurs special, apo jo? Si ndodhi?
Pasi dërgova në Lice punët e mia, edhe pse shkolla kish filluar dhe konkurset ishin mbyllur, jam pranuar me një konkurs që u bë ekstra për mua. E vlerësuan shumë talentin tim dhe donin patjetër të isha pjesë e Liceut. Në Lice jam futur në një botë tjetër. Në Lice bota ime ndryshoi. Aty fillova të kuptoja se ç’ishte jeta, aty fillova të kuptoj ç’do të thotë të jesh artist. Në Lice preka për herë të parë Marc Chagallin, dhe kur e njoha, humba në të.
-Si shpjegohet që, edhe konsideroheshe me talent, po me sa di Lice për pak ke mbetur në klasë?
Në rininë time dy kanë qenë periudhat më të errta të jetës time. I pari është diplomimi i Liceut. Për pak desh me ngelën në klasë. Nga student i shkëlqyer, rrezikova të ngelja sepse arti im, ishte me ‘prirje borgjeze’. Në atë kohë quheshim “Studentë me Lakra”, sepse kisha dëshirë të lija favorite të gjata, flokë të gjata gjithashtu, doja të isha shpirt i lirë, dhe kjo gjë ata i pengonte. Klasën e kalova, me vunë një pesë për hatër. J
-Si ishte Akademia për ty?
Akademia është formimi i vetë qënies time. Preka për herë të parë ç’do të thotë art në jetë. U rrita, profesionalisht. Zura një miqësi që kushdo e ëndërronte. Kemi qenë nja pesë shokë, të cilët mblidheshim pothuaj çdo natë në shtëpinë e Alfred Kostës. Këto takime në shtëpinë e tij, ishin për mua Akademia e vërtetë. Gjithçka e ndaluar nga koha, diskutohej mes tymit të cigars së pesë të rinjve. Lexonim Biblën, e diskutonim rreth saj. Sot e them këtë gjë, dhe shumë njerëz do të qeshin por në atë kohë, të flisje për Biblën, hynte të bisedat e rrezikshme.
-Po në Akademi, prapë gati mbete në klasë?
Çdo student që futej në Lice, ëndërronte Akademinë dhe unë këtë gjë e arrita. U futa në Akademi dhe jeta ime ndryshoi akoma më shumë se në Lice. Në Akademi, pata sfidën e dytë më të madhe në jetë, e cila përsëri ka të bëjë me diplomimin. Edhe pedagogët e Akademisë, deshën që të më ngelnin pasi pikëpamjet e mia mikroborgjeze në art binin ndesh me sistemin.
-Ç'ndodhi me ty mbas Akademisë?
Pas mbarimit të Akademisë më çuan të punoja në Berat, e kishim me detyrim. Ka qenë një ndër periudhat më të vështira, izolimi im atje. Vetëm falë dashurisë dhe përkujdesit të atyre njerëzve kam mundur të kaloj kohën. Berati ishte mirë, sepse në fillim donin të më çonin të punoja në Hidrocentralin e Fierzës, si dënim për artin tim borgjez. Pas Beratit, jam marrë me Muzeun e Krujës. Jam një ndër pesë projektuesit e atij Muzeu.
-Çfarë marrëdhëniesh ndërtove me Petro Zhejin?
Petro Zheji, ishte njeriu që i dha kuptim jetës time. Pa të, vështirë të kuptoja, se çdo të thotë të përmbushesh intelektualisht. I jam falë për gjithë jetën, për çdo ‘mësim’ që më ka dhënë. Më bëri të kuptoj se gjuha, është gjëja më me vlerë e një kombi. Ai mbetet pa diskutim babai im shpirtëror.
-Gazi, kur kthen kokën pas dhe lidh pikat e jetës tënde, çfarë kupton? A ke bërë gjërat e duhura? A ke bërë rrugëtimin që do doje të bëje?
Nëse flasim për ‘gjërat e duhura’, mendoj që duhet ta kem bërë dhe e kam bërë me seriozitet maksimal. Nëse ka gjëra që nuk i kam bërë janë për një arsye të një mungese, megjithatë nuk mund të gjykoj dot sepse akoma jam në valle, jam duke vrapuar, por kur kthej kokën mbrapa dhe shoh jam si ditën e parë, kam qenë shumë koshient për atë që bëja. Përpiqesha të strukturoja në këtë ‘bulevard’ të madh që ishte, të ndërtoja rrugica që të nxirrnin diku, por që e bënin shumë më të gëzueshëm qytetin. Kam punuar si atëherë dhe vazhdoj punoj akoma gati 10-12 orë në studion time. Dikur studioja ime ishte e vigjër, një manastir me katër mure ku rrija unë dhe piktura. Sot është ndryshe. Një studio me dy biblioteka të mëdha, ku duke pikturuar dëgjoj shumë intervista të kritikëve të mëdhenj të botës së artit, të piktorëve të mëdhenj. Këtij lloj profesioni, i cili për mua nuk është profesion, unë i kam dhënë gjithçka. Besoj, diçka më është kthyer. Edhe populli im, në një vend me etapa të ndryshme më ka vlerësuar me nja 15 çmime, deri te çmimi “Mjeshtër i madh”, i cili m’u dha para disa kohësh. Për mua nuk është se ka ndonjë rëndësi të madhe, por ndonjëherë artisti kërkon edhe të përkëdhelet. Jo se nëse nuk do t’i kisha çmime unë nuk do vazhdoja, madje mund të isha edhe më i egër, më i pamëshirshëm, më mazokist me veten time, por ajo e ka bërë më interesante, qoftë për familjen time, për miqtë e mi, për ta ndarë në etapa krijimtarinë time.
*Intervistuar nga Jonida Vokshi, për emisionin ‘Thurje’ në kanalin ‘T’ në Digitalb. Gazetare: Fjona Meça.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38