Flash News

KRYESORE

Gazment Bardhi publikon videon: Asnjë pasuri reale e krimit nuk do të preket nga OFL-ja e Edi Ramës

Gazment Bardhi publikon videon: Asnjë pasuri reale e krimit nuk do të

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaron se asnjë pasuri reale e krimit nuk do të preket nga OFL-ja që prezanton vazhdimisht kryeministri Edi Rama.

Ndërsa publikon një video nga punimet e Asamblesë së PS ku i pranishëm ishte edhe Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit, Bardhi thotë se Rama është i pafuqishëm për të goditur pasuritë e krimit.

“Edi Rama është i pafuqishëm për të goditur pasuritë e krimit. Asnjë pasuri reale e krimit nuk është prekur dhe as nuk do të preket nga OFL-ja e Edi Ramës, sepse shumë nga këto pasuri janë shpërblim për kriminelët që kanë blerë vota për pushtetin e Edi Ramës.

Kur bëhet fjalë për të goditur krimin, Edi Rama ka vetëm fjalë dhe propagandë. Krimi ndërton dhe pastron para në mes të Tiranës dhe Edi Rama nuk e prek dot. Krimi merr tendera publikë nga qeveria e Edi Ramës. Krimi ka leje ekskluzive mbi pasuritë natyrore të vendit dhe Edi Rama vazhdon të punojë për ta. Krimi e ka folenë në zyrën e Edi Ramës!

Partner me krimin që në fillimin e karrierës si Kryetar Bashkie, Edi Rama është i pabesueshëm!”, shkruan Bardhi.

Të fundit