Flash News

KRYESORE

Gazment Bardhi, takime në Vlorë: Rama ju ka shfrytëzuar, ndryshimi çështje kohe

Gazment Bardhi, takime në Vlorë: Rama ju ka shfrytëzuar,

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, sot ka patur një zhvillim me bazën e partisë në Vlorë. Ai ka shpërndarë foto nga ky takim dhe është shprehur se vlonjatët janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës. M

“Nga turi kombëtar me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, takimet në qarkun e Vlorës duhet t’i veçoj si mbresëlënëse. Në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë i gjeta demokratët të mobilizuar për t’i prirë ndryshimit. Nga bashkëbisedimi i hapur kuptova se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë.

Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje. Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe!”, shkruan Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ka disa javë që po merret me strukturat për zgjedhjet e ardhshme, si për shembull në Lezhë, Dibër dhe Korçë.

Të fundit